Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ruçi letër krerëve të grupeve parlamentare: Ngrini grupin e posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_359724" align="alignnone" width=""]FotoMontazh: Gramoz Ruçi[/caption]

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare që të nisin nga puna për ngritjen e grupit të posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Në letër Ruçi thekson se propozimet për anëtarët e komisionit të posaçëm duhet t'i dërgohen Kuvendit brenda datës 09 shtator 2020.

"Bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it. Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020", shkruhet në letrën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu