Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Ruben Dias kapet “mat” me bukuroshen e Love Island, Arabella Chi në Paris

Shkruar nga Newsbomb

Mbrojtësi i Manchester Cityt Ruben Dias përflitet se ka nisur një romancë me bukuroshen magjepsëse të Love Island, Arabella Chi.

26 vjeçari përpiqet që jetën e tij private të mos e ndajë me publikun, por postimet në rrjetet sociale e kanë “tradhtuar”. Fansat kanë vënë re se një foto e Kullës Eifel, e shpërndarë në instagram nga futbollisti është identik me atë të modeles. Për këtë arsye fansat janë të bindur se mes tyre ka një raport dashurie.

Mbrojtësi ishte një nga shtatë lojtarët nga Manchester City që u nominua për çmimin prestigjioz, por u fitua nga Lionel Messi për herë të tetë.

Pavarësisht se mori pjesë vetëm në ceremoni, kjo nuk e ndryshoi mendimin e disa fansave për romancën e tij me Arabella Chi, e cila muajin e kaluar u nda nga biznesmeni Richie Akiva. Pasi u shfaq në sezonin e pestë të Love Island në 2019, modelja e lindur në Londër është bërë një figurë e njohur në internet me mbi një milion ndjekës në Instagram.

Pavarësisht thashethemeve, dyshja ka zgjedhur që për momentin të qëndrojnë në heshtje.

Që kur mbërriti në Mançester në vitin 2020, Dias ka fituar një sër çmimesh, duke përfshirë tre tituj radhazi në Premier League, si dhe fitimin e trefishtë historik sezonin e kaluar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese