Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

RTSH rikthen për shikuesit telenovelën “Njerëz dhe Fate”

Lajme të ngjashëm

Televizioni Publik Shqiptar do të rikthejë për shikuesit telenovelën e parë shqiptare, “Njerëz dhe Fate”. 

20 seritë e telenovelës do të shfaqen për publikun nga e marta në të premten në orën 12:00 në RTSH dhe RTSH HD.

“Njerëz dhe fate” është telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003, dhe për të ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik.

Ndërkohë serial pas seriali regjisori Ylli Pepo ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje. Krahas aktorëve të mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Natasha Sela, Robert Ndrenika, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja etj, u përfshinë edhe aktorë të tjerë të cilët u grupuan në të ashtuquajturin brez i dytë aktorësh si Arben Derhemi, Valbona Imami dhe Eni Jani.

Telenovela “Njerëz dhe Fate” mori një reagim pozitiv nga qytetarët dhe filloi të ndiqej në masë nga publiku i gjerë. 10 seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. “Njerëz dhe Fate” nuk ishte thjesht një telenovele, secili aty gjente vendin e vet. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.

Më shumë