Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

RTSH përgatit paketën me 23 kanale, ja cilat do shtohen së shpejti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tashmë të gjithë jemi vënë në dijeni për digjitalizimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar i cili prej disa kohësh po bën përpjekje të vrullshme për të kaluar në formatin digjital. RTSH aktualisht është duke transmetuar vetëm 5 kanale në mënyrë eksperimentale, ku vetëm një nga këto është në HD dhe pjesa 4 kanale të tjera në formatin SD (Standart Definition).

albsig

spring

Në përputhje me detyrimet ligjore, kërkesat e publikut, standardet bashkëkohore, kushtet teknologjike dhe mjetet financiare në dispozicion, RTSH do të bëjë të mundur që të ofrojë 2(dy) programe HD dhe 10 (dhjetë) programe SD, prodhime të vetë RTSH, sa më poshtë vijon:

1. RTSH 1 (HD) Kanali gjeneralist kryesor me shtrirje dhe interes të gjerë i njëjtë në strukturë programore me kanalin ekzistues TVSH.

2. RTSH 2 (SD) Kanali i dytë gjeneralist me më shumë hapësirë për praninë e problematikave rajonale në ekranin e transmetuesit publik, bazuar edhe në qendrat tona rajonale në Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Shkodër, që mendohen të zgjerohen në të ardhmen.

3. RTSH 3 (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të problematikave dhe interesave të diasporës, edhe për të mos i ndarë shqiptarët jashtë kufijve nga të tjerët.

4. RTSH Sport (HD) Kanal tematik sportiv që do të pasqyrojë të gjithë veprimtaritë sportive me karakter kombëtar, europian dhe botëror.

5. RTSH Parlament (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të drejtpërdrejtë të veprimtarive të Kuvendit dhe evenimenteve të tjera të rëndësishme të politikës së brendshme, përfshi fushatat zgjedhore dhe asaj të jashtme, përfshi samitet ndërkombëtare.

6. RTSH Aktualitet (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të edicioneve informative, kronikave, reportazheve dhe lajmeve nga vendi dhe bota të përgatitura nga Drejtoria e Aktualitetit RTSH.

7. RTSH Traditë (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të shumanshëm të identitetit kulturor kombëtar të shqiptarëve, si edhe në përgjigje të diskutimit publik rreth nevojës së orientimit nga kultura dhe problematika kombëtare e së shkuarës, së sotmes dhe së ardhmes.

8. RTSH Diversitet (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të interesave social-kulturore të të gjitha shtresave dhe grupimeve shoqërore në Shqipëri, përfshi edhe pakicat kombëtare, si edhe në përgjigje të sensibilizimit global (europian dhe më gjerë) për të drejtat e pakicave kombëtare në veçanti dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi.

9. RTSH Histori (SD) Kanal tematik për të pasqyruar ndjeshmërinë tonë për historinë dhe nevojën për ta përpunuar atë.

10.RTSH Fëmijë (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të jetës së këtij brezi dhe për deficitin e përkushtimit të shoqërisë sonë ndaj tij.

11.RTSH Art/Kulturë (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të zhvillimeve, problemeve dhe në përgjirhësi jetës artistiko-kulturor kombëtare dhe ndërkombëtare.

12.RTSH Film (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të kësaj gjinie të artit, ku do të përfshihen filmat shqiptarë dhe të huaj, filmave artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, dokumentarëve etj.

Kanaleve tematike të mësipërme, në rast zgjerimi të mundësive teknike, RTSH premton se mund t’u shtohen në një fazë të mëvonshme edhe kanale të tjera tematike,si: RTSH/Europë, RTSH/Risi, RTSH/Premierë, RTSH Dokumentar, RTSH Muzikë.

Po ashtu në fazën e parë, përveç kanaleve origjinale të Televizonit Publik, do të shtohen edhe kanale tematike ndërkombëtare si: EuroNews, BBC, CNN, ZDF, TV5, ARTE, ndjekur nga mediat publike fqinje, si: RTK, RAI, PTC, MTV, ERT, RTCG dhe TRT, ne baze te nje kontrate bashkepunimi.

Perfundimi i fazes se pare konsiston ne krijimin e nje pakete te plote prej afro 23 kanalesh, te cilat do te mbulojne afro 95% te territorit te Shqipërisë.

(Info Media Albania)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img