Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Rrumbullaku takon kreun e Policisë së Kosovës: Zgjerojmë hetimet e përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe atij kibernetik

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në një takim miqësor, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Të dy drejtuesit e policive theksuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes drejtuesve të strukturave të hetimit të krimit, të kufirit dhe atyre të sigurisë publike.

Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Rrumbullaku u dakordësua zgjerimi i hetimeve të përbashkëta dhe operacioneve, veçanërisht në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, shkëmbimit në kohë të informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim të cilët shpesh shfrytëzojnë dy vendet për t’iu fshehur drejtësisë së vendit ku ata kryejnë krime.   

Rëndësi e veçantë iu kushtua dhënies së mbështetjes reciproke në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti në fushën e krimeve kibernetike.

Dy homologët vunë theksin te patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në patrullimet e përbashkëta për sigurinë rrugore, duke qenë se gjatë sezonit veror fluksi i lëvizjeve nga Kosova dejt zonave bregdetare të Shqipërisë është shumë i lartë.

Po ashtu, u diskutua edhe rreth koordinimit dhe bashkëveprimit të të dy policive, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka falënderuar homologun e tij, për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për ta zgjeruar këtë bashkëpunim dhe ka siguruar Drejtorin e Policisë shqiptare se Policia e Kosovës është shumë e vendosur dhe e fokusuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit, si faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajon e më gjerë.


Më shumë