Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Rrumbullaku pret në takim ambasadorin Fabrizio Bucci: Do të thellojmë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti sot në një takim prezantues, ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili shoqërohej nga drejtuesit e Interforcës italiane në Shqipëri.

Rrumbullaku falënderoi ambasadorin, për vizitën, kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga ana e tij për Policinë e Shtetit. Ai e njohu ambasadorin, me standardet që kërkon të vendosë, për të pasur një qasje të re ndaj qytetarëve, ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Drejtori i Policisë e garantoi ambasadorin se bashkëpunimi mjaft i mirë i deritanishëm do të thellohet akoma më tej, për të luftuar me më efikasitet krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtimi i grupeve hetimore të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit në kohë reale, duke eliminuar çdo pengesë apo burokraci, si dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta me Policinë italiane, janë mënyrat e duhura për të arritur rezultate më të mira.

Prioritare për Policinë e Shtetit janë edhe reformimi i Akademisë së Sigurisë sipas modelit të Akademisë së Sigurisë të Italisë dhe forcimi i strukturave për hetimin e krimeve kibernetike.

Ambasadori Fabrizio Bucci e uroi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e ambasadës dhe të Policisë italiane, për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, për të përmbushur sa më mirë misionin e përbashkët, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit. Bucci theksoi se tashmë është koha për të arritur rezultate më të mira nga ana e Policisë së Shtetit.

Më shumë


spot_img








spot_img