Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Rrumbullaku i përgjigjet Sali Berishës: Gert Shkëlqim Shehu nuk ka qenë ASNJËHERË pjesë e Policisë! Vërtetimin mjekësor e ka nxjerr vetë FAMILJA

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka hedhur poshtë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se 31-vjeçari Gert Shehu, i cili e goditi me grusht gjatë protestës së ditës së sotme ishte agjent i Policisë Kriminale.

Në një prononcim për mediat, Rrumbullaku tha se Gert Shehu nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Policisë.

Gjithashtu, Rrumbullaku theksoi se dokumenti që vërteton se 31-vjeçari vuan nga problemet e shëndetit mendor është vendosur në dispozicion për mediat nga vetë familjarët e Gert Shehut.

“Në lidhje me deklarata e Berishës i cili deklaroi se Gert Shehu është agjent i Policisë kriminale, sqarojmë se shtetasi Gert Shpëtim Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit. Ai nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar nga policia. Dokumenti se ai është i sëmurë mendor është dhënë nga vetë familjarët e tij. Policia e Shtetit dënon me forcë këto deklarata. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do punojë për zbardhjen e ngjarjes”, tha Rrumbullaku.

Deklarata e plotë: 

Për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të angazhuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, këto ishin orë të gjata pune në krye të detyrës, por edhe një akt krenarie, pasi një event i rëndësishëm, siç është ky samit, u përmbyll me sukses.

Falë masave të sigurisë së lartë, punimet e Samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Gjej rastin të përcjell 2 mesazhe falënderimi, së pari për të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe një falënderim të posaçëm për qytetarët, që treguan durim, pasi shumë akse rrugore që ishin brenda perimetrit të sigurisë, na u desh t’i mbanim të bllokuara për shumë orë.

Gjithashtu, Policia e Shtetit mori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që u zhvillua sot në mesditë, të lajmëruar nga opozita.

Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.

Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj.

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni.

Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

 

 

Më shumë


spot_img








spot_img