Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrugorja e Tiranës prangos shoferin e droguar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Rrugorja e Tiranës prangos shoferin e droguar (VIDEO)

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike TCH.

Policia bën me dije se shoferi me iniciale M.M ka kryer sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë. Nga verifikimi me drogëtestus shoferi rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.

Drejtoria Vendore e Policise Tiranë bën me dije se numri i i shoferëve që drejtojnë mjetin nën efektin e drogave ka shkuar në 33, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Njoftimi i policisë

Shkon në 33 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale M. M., 28 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, dhe nga verifikimi me drogëtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.

Sa më sipër, u bë menjëherë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese