Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”, 32 shoferë të arrestuar dhe mijëra gjoba brenda një jave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me radarë me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë.  

Gjatë javës që lamë pas u arrestuan dhe u proceduan penalisht 32 persona, për shkelje të ndryshme të kryera. Janë gjobitur 496 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë pezulluar 113 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe janë pezulluar 113 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës që lamë pas, organizoi shërbimet, duke u përqëndruar në evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Në këtë kuadër, përgjatë një jave u arrestuan dhe u proceduan penalisht 32 persona, për shkelje të ndryshme të kryera.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1174 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 496 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera, të ndryshme janë ndëshkuar 1666 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 113 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 618 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 2 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img