Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Rrugorja e Tiranës bën “kërdinë” me gjoba 400 mijë lekëshe, shikoni AUDIN A8 “sterr të zi” që përdor Policia për të ndjekur shoferët problematikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhjetëra shoferë problematikë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës për manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave dhe gara shpëjtësie. Ndryshe nga herët e tjera, “rrugorët” kanë zgjedhur t’i ndjekin shoferët problematikë me një makinë luksoze dhe të shpejtë, një Audi A8.

Siç shihet dhe nga pamjet, shoferët që bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë dhe lëvizin me shpjetësi regjistrohen dhe më pas patrulla i sinjalizonë të ndalojë për të marrë masën administrative përkatëse.

Si rezultat i monitorimit me radarë dhe me mjete të pauniformuara, edhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut, gjatë ditëve të fundit janë ndëshkuar 8 drejtues automjetesh, me nga 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie.

Gjithashtu janë ndëshkuar për xhirime gomash, xhama të zinj dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 56 drejtues mjetesh, me masa administrative që varionin nga 10.000 deri në 38.000 lekë të rinj secili.

Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar edhe 50 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrollet janë intensifikuar edhe për parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar 34 leje drejtimi dhe janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të tjerë mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me masa administrative 5.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për mbajtje të fëmijëve në timon ose në vend të parë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë 30.000 lekë të rinj secili, për shkelje të semaforit, 11 drejtues mjetesh, ndërsa 145 drejtues janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë të rinj, për parkime në vija të bardha, tortuar e vende të tjera ku janë kthyer në pengesë pë lëvizjen e lirë të automjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të qendrës  dhe sheshit “Skënderbej”, apelon dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin në maksimum lëvizjet që nuk i kanë të domosdoshme, me qëllim moskrijimin e fluksit në trafikun e mjeteve.

Më shumë


spot_img









spot_img