Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Rrugorët" e Tiranës bëjnë bilancin e javës: U kapën 5 shoferë të droguar, 4 mijë gjoba për shpejtësi dhe parakalime të gabuara

Shkruar nga Newsbomb
"Rrugorët" e Tiranës bëjnë bilancin e javës:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë javës që lamë pas, u arrestuan dhe u proceduan penalisht 36 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, u evidentuan dhe u goditën edhe 5 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 30 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Këtë është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës adminsitrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

  • Janë ndëshkuar me masë administrative 1466 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
  • 621 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
  • Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh.
  • Janë pezulluar 164 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara. 
  • Janë vendosur 572 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
  • Janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.  

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll