Hapësire reklamuese

Politikë

Rrugës për në Tropojë, Basha ndalon në Kurbin: Kush e do Shqipërinë në BE të votojë numrin 9

Shkruar nga Newsbomb
Rrugës për në Tropojë, Basha ndalon në Kurbin: Kush e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke shkuar në Tropojë ka bërë ndalesën e radhës në Kurbin, në një takim të shkurtër me qytetarët atje.

Basha tha se të gjithë duhet të mblidhen, të bëhen bashkë dhe më 25 prill të votojnë numrin 9, për ndryshimin dhe për shpresën.

Siç tha edhe vetë kreu i PD, kush dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE, të votojë për OD dhe aleatët në 25 prill.

Lulzim Basha: Unë e shoh në sytë tuaj, që ndryshimi po vjen me ju kurbnas. Mbrëmja po bie pas një dite që po më çon nga skaji më jugor deri në atë më verior. Nga Saranda në Tropojë entuziazmi ka motiv frymëzimin se ndryshimi tashmë ka ardhur. Vëllezër dhe motra, nëna dhe baballarë që kërkoni shpresë, punë dhe rroga dinjitoze, bashkohuni më 25 prill dhe t’i japim fund këtij regjimi.

Kush e do Shqipërisë anëtare të BE le ta deklarojmë këtu votën tonë të përbashkët. Dhe Edi Rama e di që në 25 prill shqiptarët do e largojnë me votë. Për 8 vite dështime, 8 vite mashtrime premtime të pambajtura, vuajtje në çdo familje. Detyra ime e parë do të jetë vlerësimi dhe rivlerësimi me transparencë i shtëpive të dëmtuara dhe më pas kompesim financiar për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu