Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Rrugë e re nga Baltiku, 18,000 tonë misër ukrainas arrin në Spanjë, anija shmang bllokadën ruse në Detin e Zi

Lajme të ngjashëm

Një anije që transportonte 18,000 tonë misër ukrainas mbërriti herët të hënën në një port në veriperëndim të Spanjës, duke përdorur atë që një grup rajonal i prodhuesve të ushqimit të kafshëve e quajti si një “rrugë të re detare” që synon të shmangë bllokadën e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi.

Anija e mallrave Alppila, që mbante misrin, mbërriti në portin spanjoll të A Coruña para agimit të së hënës dhe do të shkarkohet deri të martën, tha zyra e shtypit e portit për CNN. Edhe grupi i prodhuesve të ushqimit, i quajtur “Agafac” e ka konfirmuar mbërritjen e ngarkesës.

“Është vetëm një sasi e vogël misri, por rikthen mundësinë për të importuar çdo gjë që është e mundur nga Ukraina”, tha drejtori i “Agafac”, Bruno Beade.

Kjo është ngarkesa e parë e grurit ukrainas që arrin në Spanjën veriperëndimore përmes detit, duke përdorur “një rrugë të re detare të hapur në Detin Baltik për të shmangur bllokimin e marinës ruse të porteve të Ukrainës në Detin e Zi, që nga fillimi i luftës”, që prej 24 shkurtit.

Kjo kompani importon 40% të misrit nga Ukraina midis janarit dhe qershorit të çdo viti, që është pjesë e totalit prej 1 milion ton misër që importon për ushqimin e bagëtive në vit. “Sasi të vogla misri janë larguar nga Ukraina perëndimore me kamionë për në Poloni dhe Rumani” dhe më pas janë ngarkuar në anije.

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shtyjë deri në 49 milionë njerëz në uri ose kushte të ngjashme me urinë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit, dhe vendet po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shmangur bllokadën.

Të dielën, një zyrtar i qeverisë ukrainase ka thënë se Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar grurin. Zv.ministri i Jashtëm Dixhital Dmytro Senik tha se ata po përpiqeshin të krijonin rrugë të reja me Rumaninë, Poloninë dhe shtetet baltike për të lejuar 22 milionë tonë drithë të ngecur në portet detare të Ukrainës të “mbërrijnë në destinacionin e tyre”.

Më shumë