Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

“Rrugaç je ti more?? Nuk je polic jo, je debil”, efektivi nervozohet nga mediat, rrëzon në tokë dhe gati sa nuk hedh në humnerë gazetaren (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni nga Tirana Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë mesditën e sotme në periferi të Tiranës, në zonën e Qafë Mollës, Dajt. Trupi i tij u gjet i mbuluar me zhavor dhe gurë, nën një shkëmb, nga qentë e Institutit të Policisë, për shkak se autori/ët ishin përpjekut të mos linin gjurmë.

Për shkak të interesit të lartë, atje kanë shkuar gazetarët e kronikës.

Teksa prisnin në rrugën e Dajtit, jashtë shirit të vendosur nga Policia, ka ndodhur një incident. Një prej efektivëve është nervozuar nga mediat e gazetarët dhe ka shtyrë dy prej tyre. Gazetarja Anila Hoxha dhe operatori që e shoqëronte janë rrëzuar në tokë, në një rrëpirë të thellë buzë rrugës kryesore.

Kolegët e tjerë u kanë dhënë ndihmën duke i nxjerr sipër, ndërkohë që polici ka vazhduar me arrogancë duke mos përfillur fare mediat që ndodheshin aty, sikur të mos kishte bërë asgjë. Në fakt siç duket dhe nga pamjet, asnjë prej dhjetëra gazetarëve e operatorëve të pranishëm nuk pengon punën e Policisë. Qëndojnë jashtë shiritit.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic. Nuk ke faj ti, faj kanë ata që të mbajnë në punë. Do të denoncoj.

Shtyu operatorin. Ça është ky rrugaç more. Më hodhe në humnerë more. Nuk po bëja asgjë. Nuk po bëja asgjë. Unë jam njeri që nuk i sulmoj policët. Po qëndronim te shiriti. Na hodhi në humnerë more. Na shtyhu të dyve”, i drejtohet kolegia Anila Hoxha efektivit që e rrëzoi. (Në video, nga minuta 01.20)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img