Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Rruga Milot-Fier/ PD publikon videon: Kompania Gek TERNA ka marrë hua 500 milionë euro, pa u hapur ende gara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

88f3c240afa5dd8b553cdab29539fca1

“Ky ishte mashtrimi i radhës. Sepse gara është e paracaktuar!”

Kështu akuzon Partia Demokratike në një reagim zyrtar lidhur me rrugën Milot-Fier.

Sipas PD, kompania greke ‘GEK TERNA’ sapo ka marrë një hua prej 500 milionë eurosh për të financuar ndërtimin e rrugës, pa u hapur ende zyrtarisht gara.

“Të përzgjedhurit për tenderin korruptiv Milot-Fier janë grekët e GEK TERNA!.

Kompania sapo ka marrë një hua prej 500 milionë euro, për të financuar ndërtimin e rrugës që kap shifrën 1.2 miliardë euro.  

Pra pavarësisht se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ende nuk ka hapur zyrtarisht garën,

GEK TERNA ka nxituar të sigurojë fondet, duke përforcuar zërat për aferë për koncesionin 35-vjeçar”, thuhet në deklaratën e PD e cila shton se kjo garë e paracaktuar do gjenerojë 4-6 miliardë euro.

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një prej blerësve më të mëdhenj të obligacioneve të GEK TERNA, ka njoftuar zyrtarisht se kompania do të përdorë këtë fond për të financuar investimet e reja në koncesione dhe projekte infrastrukturore.

Kjo garë e paracaktuar do gjenerojë 4 deri në 6 miliardë euro, si pasojë e vjeljes 35 vjeçare të tarifës 8,6 euro për të përshkuar 115 kilometra rrugë, nga të cilat 62 kilometra janë ekzistuese”, përmbyll deklaratën PD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img