Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Rruga e Ferrit” për pushuesit, gazetari raporton nga Vlora për gjendjen skandaloze të kalimit për në bregdet

Shkruar nga Newsbomb
“Rruga e Ferrit” për pushuesit, gazetari raporton nga Vlora

Rruga te Jonufra në segmentin kur shkon nga Vlora në Llogara është e prishur në njërën anë të saj. Edhe pse Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti, rruga është e bllokuar në gjysmën e saj, dhe vetëm një pjesë është e kalueshme, raporton newsbomb.al.

Gazetari Ergys Alushaj ka shkuar në vendin e prishur të kësaj rruge, dhe fton autoritetet që të ndërhyjnë me shpejtësi, pasi, me fillimin e sezonit turistik, rruga do të jetë totalisht e vështirë për tu kaluar nga automjetet që do të nisen drejt bregdetit të jugut.

“Ende pa filluar mirë lëvizja masive e shqiptarëve, dhe aty krijohen radhë të gjata me makina nga të dyja anët e ngushticës. Aty nuk ka as punëtorë, dhe as policë për të kontrolluar lëvizjen. Nëse rruga nuk rregullohet, mendohuni mirë nëse vendoni të kaloni aty për të shkuar në plazh gjatë korrikut e gushtit, se do ju presë ferri”, shkruan jo pa revoltë gazetari i Vlorës, Ergys Alushi, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese