Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Rrufeja godet dhe shkrumbon shtëpinë në Berat, shpëtojnë 20 mijë eurot që ndodheshin në sirtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rrufeja ka goditur një shtëpi në fshatin Mbolan të Beratit, duke shkaktuar zjarrin që është përhapur me shpejtësi dhe ka djegur thuajse çdo gjë.

Mësohet se në shtëpi jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi, por për fat të mirë nuk ndodheshin në banesë kur goditi rrufeja.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset. Tre automjete të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje duke vënë nën kontroll flakët.

Por zjarri ka djegur thuajse çdo gjë brenda banesës, ndërsa ajo që i ka habitur të gjithë është se flakëve u shpëtuan 20 mijë euro që ndodheshin në një prej sirtarëve në dhomën e gjumit.

Artani jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img