Të paktën 24 persona janë vrarë nga rrufetë, shiu intensiv dhe stuhitë e breshërit në Indi.
Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarët indianë, të cilët kanë njoftuar se stuhia ka shkatërruar disa shtëpi. Mediat e huaja shkruajnë se stuhitë nuk godasin shpesh zonën në Gujarat dhe ndaj moti i keq i ka kapur të papërgatitur. Të paktën 18 nga 24 vdekjet i janë atribuar goditjeve të rrufesë, thanë zyrtarët në një deklaratë të dielën vonë.
Shteti Gujarat u godit nga reshje të mëdha shiu të shoqëruar nga stuhi shiu dhe stuhi breshëri të dielën dhe të hënën. Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e temperaturave globale po nxit dhe morin ekstrem në Indi.
Sondazh
Poll