Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Rrokadë ministrash në Ministrinë e Jashtme, Ditmir Bushati indiferent, tregon për librat e tij të preferuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme ministri i Jashtëm në detyrë i dprëzoi dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama, ndërkohë që vendin e tij e mori ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa vendin e kësaj të fundit e zuri Niko Peleshi.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili njihet si një person që flet hapur edhe kur bëhet fjalë për të kundërshtuar qeverinë, ka preferuar që të mos reagojë për këtë çështje.

Në vend të kësaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka treguar për librat e tij të preferuar që ka lexuar gjatë këtij viti.

“Viti 2020 ndonëse sfidoi tërësisht përditshmërinë tonë, na dha mundësi të reflektojmë dhe të mos marrim asgjë për të mirëqënë. Gjithashtu, përveç Netflix, na ofroi më shumë me librin. Këto janë disa nga titujt e mi të preferuar që kam lexuar gjatë këtij viti. Mezi po pres të lexoj titujt tuaj të preferuar miq”, shkruan Bushati.

Bushati tashmë është caktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së si Përfaqësuesi për Kaukazin e Jugut, ndërsa heshtja e tij për këtë çështje është e çuditshme, duke patur parasysh që ka qenë një nga ministrat më të përgatitur në diplomacinë shqiptare dhe gjithmonë i gatshëm të japë mendimin e tij për çështjet që i përkasin diplomacisë shqiptare.

133732637_3483983575048733_7508440639619293078_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img