Një skandal i madh me të dhënat e qytetarëve shqiptarë është zbuluar orët e fundit nga mediat. Një databazë me kartat e tyre të identitetit dhe pagën mujore po qarkullon prej orësh në disa duar dhe po shpërndahet me shpejtësi në WhatsApp.
Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”, shkruan newsbomb.al.
Këtij skandali nuk i kanë shpëtuar as drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend. Më poshtë ne po publikojmë me emër 10 prokurorët më të paguar në SPAK.
- Arben Kraja – 593,978.00
- Altin Dumani – 541,489.00
- Vladimir Mara – 517,750.00
- Edvin Kondili – 499,795.00
- Doloreza Musabelliu – 485,953.00
- Dritan Prençi – 483,265.00
- Manjola Kajana – 475,202.00
- Enkeleda Millonai – 472,514.00
- Sotir Kllapi – 472,514.00
- Behar Dibra – 445,947.00