Hapësire reklamuese

Rajoni

"Rroftë Kosova Republikë!" Stema e Policisë dhe UÇK-së shfaqen në “Times Square” në New York

Shkruar nga Newsbomb
"Rroftë Kosova Republikë!" Stema e Policisë dhe

Sulmi i ndodhur mëngjesin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta.

Shumë figura të njohura të politikës, diplomatë dhe qytetarë të shumtë dënuan ashpër sulmet e kriminelëve serbë ndaj Policisë së Kosovës. Në mesin e shumë reagimeve pati dhe shumë falenderime dhe mirënjohje për blutë e Kosovës për punën e tyre profesionale dhe rezistencën që po shfaqin.

Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigand është shfaqur logo e Policisë së bashku me atë të UÇK-së dhe FSK-së.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logo e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në foton tjetër ku shfaqej logo e UÇK-së shkruhej: Të vdesësh për atdhe eshtë sikur të rilindësh përsëri, Afrim Bunjaku.

https://twitter.com/admirim/status/1706210537913155821

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese