Hapësire reklamuese

Politikë

“Rrodhën fare, budallëku vijon..”, shpërthen në ironi ish-ministri: PD që denoncoi na qenka MAFIA

Shkruar nga Newsbomb

Në mes të shumë reagimeve në lidhje me gjendjen aktuale të politikës, ka ardhur edhe ai i rradhës nga ish-ministri i Drejësisë Ylli Manjani me tone të forta ironie.

“Rrodhën fare”, ka nisur Manjani duke vijuar më pas postimin e tij e duke thënë se Partia Demokratike që publikoi një provë të fortë siç ishte audiopërgjimi i Agron Xhafajt konsiderohet si mafia, ndërkohë që sipas ish-ministrit, qeveria që e tregtoi drogën është legjitime.

POSTIMI I PLOTË:

Ua ua ua ua ua!

Rrodhën fare!

Denoncimi i trafikut dhe i trafikantëve! Denoncimi i mashtrimit publik që bëri Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, na qenka bërë nga Mafia!

Budallëk më të madh nga ky nuk na kishin zënë veshët!

Budallëku e rrjedhja e trurit vijon më tej! PD që denoncoi na qenka Mafia, kurse qeveria që trafikon drogë e mbron trafikantë na qenka legjitime!

Budallëku vijon edhe më tej akoma. Qeveria e drogës na i dashka bisedimet në BE. Ndërsa opozita që denoncon drogën, qenka kundër!

Budallëk e shkuar budallëkut!

Luajtën nga fiqiri!

O Zot na ruaj nga budallëku!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu