Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rrjeti homazhe për vdekjen e nënës me foshnjën tre muajshe në krahë, Zelensky “shpërthen” ndaj rusëve: Bastardë

Shkruar nga Newsbomb
Rrjeti homazhe për vdekjen e nënës me foshnjën tre muajshe

Një nënë dhe foshnja e saj tre muajshe ishin ndër viktimat pasi një ndërtesë në Odesa u godit nga raketa.

Nëna quhej Valeria dhe foshnja e saj e porsalindur ishte Kira. Në rrjetet sociale në shënjë homazhi po shpërndahet postimi i Valerias që kishte bërë pak javë më parë, ku shkruante se me ardhjen në jetë të vajzës ka një nivel lumturie krejtësisht tjetër.

“Këto ishin 40 javët më të mira ndonjëherë. Vajza jonë tani është 1 muajshe. Babi i mori asaj lulet e para. Është një nivel krejtësisht i ri lumturie." (postuar 11 javë më parë)”ka shkua në postimin e saj Valeria, teksa postonte foto me barkun e rrumbullakosur.

Presidenti i ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shpërthyer ndaj ushtraëve rus, duke i quajtur “bastardë”.

“Ata vranë një foshnjë tre muajshe. Lufta filloi kur kjo foshnjë ishte një muajshe. E imagjinoni dot se çfarë po ndodh? Ata janë thjesht bastardë. Thjesht bastardë. Nuk kam fjalë të tjera për të përdorur në këtë kontekst. Ata janë thjesht bastardë” tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed