Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Rrjedhje” nga grupi i Alibeajt, kush janë dy demokratët që iu bashkuan Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
“Rrjedhje” nga grupi i Alibeajt, kush janë dy demokratët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, po zhvillon një takim këtë mbrëmje me Kryesinë e PD. Kjo mbledhje vjen pas dështimit të negoociatave të bashkimt të PD, për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore 2023.

Por bëhet me dije se Grupi Alibeajt ka pësuar një tjetër rrjedhje, pasi deputeti Kastriot Piroli dhe ish-kryetari i PD-së së Kurbinit, Behar Anxhiu i janë bashkuar PD-së së Sali Berishës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t’i kthyer pushtetin lokal qytëtarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t’i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbinit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën.

Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t’ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike.

Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë“, tha Noka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese