Hapësire reklamuese

Bota

Rrjedhje në Stacionin Hapësinor, astronautët mbyllin vrimën me garza dhe ngjitës

Shkruar nga Newsbomb

Astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar kanë mundur të mbyllin një vrimë që po shkaktonte rrjedhjen e ajrit.

NASA njoftoi se kabina e stacionit kishte nisur të humbiste trysninë prej së mërkurës kur u zbulua vrima. Tashmë astronautët kanë mundur ta bllokojnë duke përdorur garza, ngjitës të lëngshëm dhe izolant.

Vrima vetëm 2 milimetra u gjet në anijen hapësinore Soyuz që i është bashkangjitur Stacionit.

Astronauti Alexander Gerst i Agjencisë Europiane Hapësinore e bllokoi vrimën rreth 2 milimetra me gisht, më pas me një copë izolanti të posaçëm. Ndërsa Sergey Prokopyev, astronaut rus, përgatiti një ngjitës të lëngshëm me një garzë.

Është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vrimën, por astronauti Scott Kelly që ka shërbyer si komandant i stacionit për tre vite, tha se ka gjasë të jetë shkaktuar nga ndonjë mikrometeor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu