Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrjedhja e të dhënave nga hakerat, reagon Policia e Shtetit: Nuk ka lidhje me sistemin tonë MEMEX! Por mos i publikoni

Shkruar nga Newsbomb
Rrjedhja e të dhënave nga hakerat, reagon Policia e Shtetit: Nuk ka

Policia e Shtetit thotë se të dhënat për afro 105 mijë shtetas shqiptarë, sipas deklarimeve publike, nuk kanë lidhje me sistemin policor MEMEX. Blutë sigurojnë se të dhënat e tyre për personat e skeduar nuk janë prekur fare nga sulmi.

"Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore", thotë Policia.

Institucioni sqaron se të dhënat nuk janë të tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me sistemet policore, ndërkohë që mediave u bëhet thirrje të mos i publikojnë këto të dhëna sepse me urdhër të Prokurorisë janë të ndaluara.

Reagim i Policisë së Shtetit

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe: “Shqiptarët e dyshuar”, hakerat publikojnë TË DHËNA të tjera, dokumente me EMRA dhe FOTO

Lexo edhe: Të dhënat e hakerave, publikohet FOTO e Ervis Martinaj nga skedarët e Policisë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll