Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Rrjedhja e të dhënave nga hakerat, gazetarja: Nuk është Memex! Qëllimi është destabilizimi i vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala, komentoi mbrëmjen e sotme sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare, si dhe publikimin e të dhënave për afro 105 mijë shtetas shqiptarë, që u publikua sërish sot.

Ajo u shpreh në “Open” se nuyk bëhet fjalë për të dhëna të sistemit Memex, por se është një bashkim të dhënash me qëllim destabilizimin e vendit. Lala shtoi se sipas informacioneve që ajo ka, Policia e shtetit po punon në mënyrë manuale.

“Shqetësimi që kam ngritur është se është një ngjarje e rëndë, si në sistemin TIMS edhe të tjera, autoritetet nuk duan ta pranojnë. Të dhënat e sotme, në pamje të parë, nuk më rezulton sistemi MEMEX por personash të skeduar dhe në kërkim dhe nuk ngjan me Memex, i cili në thelb është bërthama lënda fillestare e policisë së shtetit. Aty gjen cdo gjë për një emër të caktuar. Flasim për Ervis Martinaj që është i zhdukur, por çdo herë që është hetuar apo marrë në pyetje është e përfshirë në Memex.

Mënyra si është hedhur dhe anglishtja e përdorur, të lënë të mendosh që nuk është ky sistem. por unë mendoj që Memex është marrë. Kam biseduar me zyrtarë dhe në një  nga drejtoritë kryesore në vend i kërkova një ndihmë  dhe më tha e kam të pamundur sepse nuk kemi asnjë material në kompjutera dhe i kemi shkëputur nga sistemi e po punojmë manualisht. Sot policia e shtetit punon manualisht. Burimet më thonë që jo vetëm Memex por edhe sisteme të tjera janë hackeruar.Të nesërmen kur të dalin sistemet e Mmemexit çdo të ndodh?

Në dijeninë time në rastin e Peleshit nuk me rezulton asnjë herë i skeduar. Listë kontigjentësh, më duket se është një miksim të dhënash. Kanë identitetin dhe asnjë të dhënë tjetër. Në mënyrë të qëllimshme mund të jetë bërë për të destabilizuar vendin.Sulmet kibernetike bëhen ose për para ose destabilizim. ne nuk kemi asnjë të dhënë që të jenë kërkuar para, pra mbetet destabilizimi dhe tensioni social.Provova të blej një nga të dhënat që u nxorën dhe nuk e blejë dot. Deri tani qeveria shqiptare nuk pranon se janë kërkuar para në këmbim të të dhënave”, u shpreh Lala.

Më shumë




spot_img








spot_img