Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrjedhja e gazit në shkollën 9-vjeçare, nën hetim drejtori dhe inxhinieri, lejuan ngrohjen me kaldajë pa miratimin e ISHTI-t

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme u raportua se në një shkollë jopublike në rrugën "Don Bosko" kishte pasur rrjedhje gazi duke u shkaktuar probleme shëndetësore 6 nxënësve.

Sot janë referuar në Prokurori për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive drejtori i shkollës 9-vjeçare dhe një inxhinier.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.

Sipas ekspertizës, njëra prej depozitave të gazit kishte pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll