Hapësire reklamuese

Politikë

Rrjedhja e debateve në media, Shehu: Imoralitet i çimkave me mision, të flasim hapur

Shkruar nga Newsbomb
Rrjedhja e debateve në media, Shehu: Imoralitet i çimkave me mision,

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka bërë një reagim në llogarinë e vetë dhe i quan "imorale" veprimet e kolegëve për të regjistruar fshehurazi mbledhjet me dyer të mbyllura në grupin e PD dhe më pas i publikojnë të fragmentarizuara në media.

"Te regjistrosh ato qe bisedohen lirshem ne nje mbledhje shkembim mendimesh, kolegesh me dyer te mbyllura, e me tej t’i publikosh ato si skuth, me gjithe deformimet e tyre…Per formimin tim eshte pika me e ulet e moralit, kolegjialitetit, besimit e bashkepunimit reciprok", shkruan ai.

Më tej, Tritan Shehu aludon se këto "çimka" janë me mision dhe ndaj diskutimet mes demokratëve rrjedhin të copëzuara.

"Ku “cimka” ne grupin tone, me metodat e diktatures, fshehurazi te regjistron dhe publikon me tej si desheron ai, ato qe ti bisedon, diskuton, me ate e koleget e tjere. Pa dyshim kjo behet nga “cimka” me mision…", vijon ai.

Ky reagim i deputetit demokrat vejn pas publikimit në media të një diskutimi që është zhvilluar në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD, që përfshinte atë dhe kolegun Tomor Alizoti. Ky i fundit, duke ju referuar protestës tha se njerëzit vinin për shkak të Berishës.

“Unë nuk jam berishist, nuk e dua Berishën, por ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan. Njerëzit vijnë në protestë prej pakënaqësisë, prej mërzitjes me qeverinë dhe prej Sali Berishës. Ne të tjerët jemi te gjithë njësoj, nuk ka nevoje për t’u quajtur njeri me i rëndësishëm se tjetri. Rreth 80% e njerëzve vijnë prej Berishës”, është shprehur Tomor Alizoti në mbledhje.

Në atë moment, ka ndërhyrë Tritan Shehu, i cili ka thënë se sipas tij kjo shifër nuk është 80%, por 97%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese