Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Rritje pagash për Policinë e Shtetit? Ministri Çuçi: Po diskutojmë, pa prekur buxhetin e shtetit! 100 ditëshi? Analiza ka nisur nga drejtori i ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është shprehur mesditën e sotme se qeveria dhe dikasteri që ai drejton janë duke biseduar për rritjen e pagave të efektivëve të Policisë së Shtetit. Kjo sipas tij, do të bëhet përmes një projekti që nuk prek buxhetin e shtetit.

“Ne kemi një projekt i cili do të krijojë mundësi për Policinë që të marrë të ardhura më shumë në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj. Po shohim këto mekanizma, pa cënuar buxhetin e shtetit. Padiskutim që ka qenë (rritja e pagave) në vëmendjen tonë”, tha Çuçi për mediat.

Për ultimatumin e 100 ditëshit që kryeministri Rama i la Policisë, ministri tha se analiza ka filluar nga drejtori i ri Gledis Nano.

“Drejtori i ri ka filluar punën me këtë analizë. Do të jetë në gjithë Shqipërinë, në qarqe të ndryshme. Ky raport do të shërbejë si një dokument i rëndësishëm për vlerësimin e gjithsekujt. Kjo është një punë e vazhdueshme në mënyrë që të kemi një trupë sa më profesionale, që Policia të jetë në lartësinë e duhur. Drejtori i ri i Policisë punën e ka filluar duke shkuar në çdo qark”, u shpreh ministri i Brendshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img