Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Rritje pagash e punonjësish, ja kush përfiton nga Kuvendi, SHISH e deri te Drejtësia

Lajme të ngjashëm

Miratohen fondet shtesë në fonde dhe shtim të numrit të punonjësve për Presidencën, Kuvendin, SHISH, Ministrinë e Drejtësisë, KLSH-në, Ministrinë e Jashtme dhe Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi propozimet e bëra nga komisionet parlamentare për rishikim të fondeve dhe punonjësve në buxhetin e vitit 2018, duke dhënë aprovimin për disa kërkesa të institucioneve kryesore në vend.

Shtesat u miratuan për Kuvendin, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë apo Presidencën. Për Kuvendin u miratua një shtesë në organikë për 5 punonjës si dhe në zërin e shpenzimeve një fond prej 141 milionë lekë.

Këto të fundit do të shkojnë për paga të punonjësve shtesë, për realizimin e një botimi të posaçëm për reformën në drejtësi si dhe për udhëtime e dieta.

Po kështu 90 milionë lekë do të jenë në dispozicion për blerje autovetura, rikonstruksion bar-restorant, blerje dhe montim ashensori në sallën plenare, aplikacioni Kuvendi i Shqipërisë si edhe disa shpenzime të tjera.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nga ana tjetër, kërkoi 5 punonjës më shumë në organikë si dhe 14 milionë lekë shtesë. Po kështu të rishikohen fondet duke rritur shpenzimet për personelin dhe duke ulur ato për investimet.

Ministria e Drejtësisë kërkoi 25 punonjës shtesë si dhe 20 milionë lekë më shumë për të përballuar shpenzimet me paga të tyre.

Presidenca kërkoi 30 milion lekë më shumë dhe pas saj dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor me 32 milion lekë.

Gjykata Kushtetuese, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkolla e Magjistraturës të gjithë kërkuan më shumë para, shkruan gsh.

Ndërkohë buxhetit të Qendrës Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve iu shtuan 40 milionë lekë kurse për invadilët e punës u miratua indeksimi i pagës një fond që shkon në 200 milionë lekë.

Ministria e Jashtme mori më shumë para për programin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë shtetit me 35.5 milionë lekë si dhe rritje për shpenzimet e personelit me 113 milionë lekë.

Edhe Shërbimi i Brendshëm Informativ do të ketë 33 punonjës më shumë si dhe 560 milionë lekë më shumë.

Nga kjo 441.7 milionë lekë shkojnë në zërin e investimeve ku peshën më të madhe e zë blerja e sistemit të grumbullimit dhe analizës së informacionit me një vlerë prej 275 milione lekë apo rreth 2 milionë euro.


Më shumë