Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Rritje e papritur, trefishohen infektimet nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, 42 qytetarë, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar me një ditë më parë ku kishte vetëm 14 raste pozitive. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.613 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

27 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

-Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.

-Në total numri i rasteve aktive është 195.

Më shumë

spot_img