Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Rritje e ndjeshme e rasteve me Covid në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rritje e ndjeshme e rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 5,339 teste të kryera, 379 kanë rezultuar pozitive. Gjithashtu një pacient i moshës 79-vjeçare, nga Elbasani ka ndërruar jetë,

Ministria njëkohësisht i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, përgjatë muajit gusht, çdokush mbi 18 vjeç mund të kryejë vaksinën, arma më e fortë për të ndaluar simptomat e rënda që mund të shfaqë prekja nga koronavirusi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         379

Të shëruar në 24 orë       39

Të shtruar në spitale       38

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 5,339

Testime totale             952,866

Raste pozitive             135,140

Raste të shëruara       130,588

Raste Aktive                    2,091

Humbje jete                     2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             767

Shkodër          271

Fier                  215

Vlorë               194

Elbasan           161

Lezhë              129

Durrës             122

Berat               71

Gjirokastër       58

Kukës              43

Korçë               40

Dibër                 19

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img