Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rritje e ndjeshme e infektimeve në 24 orët e fundit, COVID i merr jetën dy personave

Shkruar nga Newsbomb
Rritje e ndjeshme e infektimeve në 24 orët e fundit, COVID i merr

Është rritur numri i të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë ditës së fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 335 persona, ndërsa kanë humbur jetën 2 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2  pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,487 testime, 335 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2

pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022)

Raste të reja ditore         335

Të shëruar në 24 orë       115

Të shtruar në spitale       110

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 2,487

Testime totale              1,489,836

Raste pozitive                 211,220

Raste të shëruara           201,397

Raste Aktive                        6,601

Humbje jete                         3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3098

Fier                 657

Durrës             616

Shkodër          440

Elbasan           406

Vlorë                394

Berat               269

Lezhë              200

Gjirokastër     198

Korçë               151

Dibër                103

Kukës               69

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu