Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rritje e MADHE e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Janë bërë 3,601 testime nga të cilat kanë rezultuar 132 raste (dje 99) të reja në 24 orët e fundit në këto bashki:

42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz,  6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë. Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (05 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         132

Të shëruar në 24 orë       29

Të shtruar në spitale       26

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,601

Testime totale             918,347

Raste pozitive             133,442

Raste të shëruara         130,343

Raste Aktive                      642

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             242

Elbasan           61

Shkodër          88

Vlorë               59

Berat               38

Lezhë              34

Fier                  37

Kukës              21

Durrës             21

Korçë               13

Gjirokastër        7

Dibër                 1

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img