Hapësire reklamuese

Rajoni

RRITJE ALARMANTE e shifrave në Kosovë, numri më i lartë i infektimeve të valës së tretë të Covid

Shkruar nga Newsbomb
RRITJE ALARMANTE e shifrave në Kosovë, numri më i lartë i

Gjatë 24 orëve të fundit Kosova ka regjistruar shifrën më të lartë të së infektuarëve nga Covid gjatë muajve të fundit.

Pas një ulje të rasteve, sot janë  konfirmuar 221 raste të reja të infektuar nga koronavirus dhe 21 persona të cilët kanë arritur të shërohen.

1 person ka humbur jetën duke çuar në 2 mijë e 268 numrin e personave të cilët kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu