Rritja shqetësuese e të prekurve dhe viktimave nga Covid, një vatër e re raportohet në Pogradec

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 05-07-2020 Rritja shqetësuese e të prekurve dhe viktimave nga Covid, një vatër e re raportohet në Pogradec

Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i ri me Covid në Pogradec.

Bëhet me dije se rasti i fundit është një vatër e re, që s’ka lidhje me kontaktet e mëparshme.

Sakaq mësohet se tamponët e marrë te personat që kishin kontakt me gjermanët e infektuar kanë rezultuar negativë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 2 viktima dhe 74 raste të reja me Covid.

Ministria e Shëndetësisë e alarmuar theksoi sot se rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. Aktualisht te Infektivi janë shtruar 89 pacientë, 11 në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041720867156982
array(1) { ["section"]=> string(101) "rritja-shqetesuese-e-te-prekurve-dhe-viktimave-nga-covid-nje-vater-e-re-raportohet-ne-pogradec-212916" }