Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Rritja ekonomike parashikohet 4.1%, Ibrahimaj apel bizneseve të reflektojnë për pagat: Afati i fundit në…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se afati i fundit i bizneseve për vetëdeklarimin e pagave të punonjësve është 20 janari.

Ajo paralajmëroi se në muajin mars do të nisin kontrollet, duke shtuar se se skandali me publikimin e pagave shërbeu për të rikthyer edhe njëherë në vëmendje këtë fenomen shqetësues.

Ibrahimaj tha gjithashtu se qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% për vitin 2022.

“Ajo që ndodhi gjatë dhjetorit me të gjithë të keqen që e shoqëroi dhe dolën të dhëna sensitive pati një efekt pozitiv për këtë dukuri. Ne kemi marrë një plan masash që synojmë analizimin e të gjithë të dhënave të pagave, ky plan ka nisur. Do të presim datën 20 dhe çfarë reagimi do të kenë bizneset në këtë deklarim në mënyrë që të vijojmë me planin e masave deri në kontrollet e thelluara, deri në hetime. Është shumë e rëndësishme që bizneset të sensibilizohen”.

“16 mijë e 90 biznese të hapura gjatë 2021. Investimet kanë ardhur në rritje. Rritja ekonomike do të vazhdojë, jo në nivelet e 2021 por planifikojmë një rritje ekonomike 4.1% për 2022 dhe në vijim rritja do të normalizohet në nivelin 4%” tha ajo.

Duke folur për fiskalizimin, Brahimaj tha se ka pasur një shtyrje deri në 1 korrik të penaliteteve për këtë proces.

“Ka pasur një shtyrje të fiskalizimit deri në 1 korrik, afati përfundimtar ku mendojmë se do të përfundojë reforma e fiskalizimit. Do marrë kohën e vet. 86% e biznesit të madh ka filluar procesin e fiskalizimit dhe lëshimin e faturave, si dhe 70% e biznesit të vogël e ka filluar këtë proces. Drejtoria e Tatimeve ka marrë masa që deri në fund të qershorit të jenë 100%”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img