Hapësire reklamuese

Bota

Rritja e tensioneve në Ukrainë, ministri rus Lavrov "këshillon" Putin: Shanset për bisedime nuk kanë shteruar, SHBA ka propozime konkrete

Shkruar nga Newsbomb
Rritja e tensioneve në Ukrainë, ministri rus Lavrov

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov i ka sugjeruar këtë të hënë Presidentit Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike në përpjekjet e saj për të marrë garanci nga Perëndimi për sigurinë e saj, ndërsa tensionet rriten mbi Ukrainë.

Referuar artikujve të mediave ndërkombëtare, Lavrov i ka thënë Putinit se SHBA kishte paraqitur propozime konkrete për reduktimin e rreziqeve ushtarake, por theksoi se përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s nuk ishin të kënaqshme.

Gjatë një bashkëbisedimi në distancë në TV, presidenti Putin pyeti Lavrov nëse kishte një shans për të arritur një marrëveshje për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Rusisë, apo nëse ajo thjesht po tërhiqej në negociata të vështira.

"Ne kemi paralajmëruar tashmë më shumë se një herë se nuk do të lejojmë negociata të pafundme për çështjet që kërkojnë zgjidhje sot", u përgjigj ministri i Jashtëm i Rusisë. Si diplomat karriere ai shtoi "Më duhet të them se ka gjithmonë shanse. Më duket se mundësitë tona nuk janë të shteruara... Në këtë fazë do të sugjeroja vazhdimin dhe ndërtimin e tyre”.

Këto komente janë parë nga analistët e huaj si sinjale për një reduktim të mundshëm të një aksioni ushtarak rus për të sulmuar Ukrainën. SHBA nga ana tjetër ka bërë thirrje këto ditë për mundësinë e sulmit mbi Ukrainë në çdo kohë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.