Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rritja e tarifës së Landfillit të Bushatit shkakton përplasje mes kryebashkiakëve në Veri, Agron Caka akuza Voltana Ademit: Po bën ‘SHOW’, Bashkia e Vaut të Dejës mbijeton me ato para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

253a5d2d0416f1ccc5ff0667f45a9767

Rritja e tarifës së përpunimit të mbetjeve urbane në Landfillin e Bushatit në Shkodër ka shkaktuar përplasje mes Kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi dhe administratorit të Shoqërisë Ndërkomunale Bushat, Agron Caka.  

Në reagimin e tij, Caka shprehet se ndryshimi i tarifës së shërbimit të depozitimit të mbetjeve në landfill është tërësisht i ligjshëm dhe vjen si pasojë e rritjes së kostove.

Në krah të Cakës ka dalë edhe Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Ai shprehet se në këto kushte ka vetëm dy rrugë ose të mbyllet landfilli ose të vendosen rregulla të reja, çka nënkupton rritjen e çmimit. Ndërkaq, Babani thekson se landfilli i Bushatit është në gjendje të mjerueshme dhe mund të konsiderohet me plotë kuptimin e fjalës si një mine me sahat.

Duke i konsideruar tarifat në landfill si ndër më të ulëtat në gjithë territorin e vendit, Babani shprehet se Bashkitë e tjera që do të depozitojnë mbetjet aty duhet të paguajnë për shërbimin që do tu bëhet, pasi Bashkia e Vaut të Dejës mbijeton me ato para. Në fund, Babani e ka konsideruar reagimin e Voltana Ademit si ‘show’.

e mes kryebashkiakëve në Veri, Agron Caka akuza Voltana Ademit: Po bën ‘SHOW’, Bashkia e Vaut të Dejës mbijeton me ato para

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img