Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rritja e rasteve me Covid, LSI thirrje qeverisë: Thirrni profesionistët!

Shkruar nga Newsbomb
Rritja e rasteve me Covid, LSI thirrje qeverisë: Thirrni

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një komenti në rrjetet sociale i bën thirrje qeverisë të marrë masat sa është në kohë, pas rritjes së beftë të infektimeve të reja me Covid-19.

Vasili thotë se nga dje deri sot, rritja është me plot 37%. “Mjaft më me budallëqet e porositura politike të Komitetit të Ekspertëve, që i shkaktuan aq dëme të rënda shëndetit të shqiptarëve”, shprehet Vasili.

Reagimi i plotë:

Qeveri shkundu, po te iken situata nga duart me Covid-in!!

Dje paralajmerova qarte se treguesit epidemiologjike flasin qarte per nje pershkallezim te rrezikshem te Covid ne Shqiperi.

Sot 379 raste te reja me Covid.

Rritja eshte plot 37% nga dje ne sot.

Rritja vazhdon fort dhe pa u ndalur.

Vjet ne kete kohe kishim vetem rreth 140 raste dhe situata ne vjeshte dimer precipitoi ne menyre katastrofike.

Sigurisht keta vazhdojne me strategjine e lige dhe vrastare te "lenies ne renie te lire te ecurise se pandemise".

Therrisni profesionistet.

Boll bete sikur nuk degjoni.

Mjaft më me arrogance.

Mjaft më me budalleqet e porositura politike te Komitetit te Eksperteve, qe i shkaktuan aq deme te renda shendetit te shqiptareve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll