Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Rritja e rasteve me Covid, Gjermania dhe Franca mbyllen sërish, Merkel: Nga e hëna rifutemi në karantinë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a96778ef5400d6c2c909920788a771e3

Gjermania dhe Franca po përgatiten për rikthimin e karantinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e mori vendimin vetëm pak minuta më parë, në mbledhjen me drejtuesit e 16 qarqeve. Ajo ka deklaruar se nga e hëna, Gjermania do te rifutet në karantinë.

Gjatë mbledhjes u diskutua për mbylljen e restoranteve dhe bareve, por shkollat dhe çerdhet do të mbahen të hapura. Njerëzit do të lejohen që të dalin në publik vetëm me familjarët e tyre.

Franca e cila ka parë më shumë se 50,000 raste të reja në ditë do të rikthehet sërish në karantinë, duke ndaluar lëvizjen e masave në rrugët e qytetit.

Por kostoja ekonomike ka të ngjarë të jetë e rëndë, duke zhdukur shenjat e brishta të rimëkëmbjes të vërejtura gjatë verës dhe duke rritur mundësinë e një recesioni të dyfishtë. Tregjet evropiane të aksioneve arritën të mërkurën nivelet e tyre më të ulëta që nga qershori, ndërsa euro ra kundër dollarit.

Udhëheqësit kanë qenë të dëshpëruar për të shmangur koston dëmtuese të bllokimeve, masat e reja pasqyrojnë alarmin në rritje me ritmin galopant të pandemisë nga Spanja, Franca dhe Gjermania në Rusi, Poloni dhe Bullgari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img