Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Rritja e rasteve me Covid-19, Petrit Vasili bën THIRRJE: Të merren masa që tani!

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për rritjen e infektimeve nga koronavirusi në vend, duke theksuar se rritja e shifrave është tepër serioze.

Në një postim në Facebook, Vasili bën thirrje për marrjen e masave, pasi rrezikohet ripërsëritja e situatës që kaluam një vit më parë.

Ai shkruan se jeta e shqiptarëve është në lojë dhe kushdo që luan me të për interesa të ditës, bën krim.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

KUJDES, rritja e infektimeve me Coronavirus eshte teper serioze, rrezikohet riperseritja e situates!Brenda pak ditesh rritja e rasteve me Coronavirus eshte teper serioze dhe e dukshme!

Prej dates 9 gusht kur ishin 69 raste pozitive me Coronavirus ne date 11 gusht jane 284 raste nje rritje prej rreth 400% brenda fare pak ditesh.Shifrat flasin vete dhe jane shume problematike.

Nje vit me pare ne 2020 ne gusht ishin 141 raste pozitive me Covid pra rreth gjysma krahasuar me kete vit, duke mos harruar qe pasoi nje vjeshte e dimer shume i rende, me vdekje te shumta dhe me mijra e mijra infektime te pa verifikuara e te patrajtuara ose te trajtuar keq dhe spontanisht.

Nuk duhen perseritur kurrsesi gabimet e nje viti me pare.Qendrimi i qeverise “per ta lene zhvillimin e virusit dhe te situates ne rrjedhje te lire” eshte jo vetem shume i gabuar por edhe me pasoja te paimagjinueshme per jeten dhe shendetin e shqiptareve.

Masat duhen marre tani.

Duhen aplikuar veprime inteligjente dhe jo masa pa logjike epidemiologjike si ato te nje viti me pare, qe vetem sa ushqenin propaganden dhe na bene te perjetonim nje katastrofe shendetesore.

Kontrollet ne pikat kufitare per hyfjet ne Shqiperi me ato standarte si fqinjet tane dhe masa energjike ne vatrat e konstatuara kombinuar edhe me masa te kujdesshme te karakterit masiv, ku testimi i gjere mbetet i pazevendesueshem.

Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje gjeresisht mendimin e specialisteve me te mire e me eksperience brenda e jashte vendit. Historia e kobshme me komitetin e eksperteve duhet lene pas menjehere dhe nuk ka më kohe per te humbur.

Qytetaret nuk kane nevoje as per ngushellime hipokrite kur humbet jeta dhe as per propagande bajate, qe i dekurajon dhe depreson ata pasi realitetin e kane pare dhe e shohin dhe ai flet vete.

Ne loje eshte jeta e shqiptareve dhe kushdo qe luan me të per interesa te dites ben krim.

Më shumë