Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rritja e rasteve me Covid-19 në Gjermani, Merkel vendos mbylljen totale të vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

90b37f8d1402125f56e1126232fcc5c9

Gjermania ka vendosur që nga 16 dhjetori e deri më 10 janar, vendi të mbyllet totalisht.

Mbyllja do të vijë pasi numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se masat e marra deri më tani për kufizime të pjesshme nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm dhe se rastet pozitive po rriten çdo ditë.

“Masat e vendosura më 2 nëntor nuk kanë vepruar sa duhet. Ne jemi përsëri dëshmitarë të një rritje të rasteve me COVID dhe një rritje eksponenciale të infeksionit. Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Ne kemi nevojë për veprime urgjente. Qëllimi mbetet që vendi të arrijë në shifrat e 50 rasteve të reja më 100 000 banorë në 7 ditë. Ky do të jetë një bllokim i vështirë dhe do të zhvillohet midis 16 dhjetorit dhe 10 janarit “, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Më shumë

spot_img