Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rritja e pagave me 10%, reagon Berisha: Mashtrim elektoral!

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaruan sot se nga marsi i vitit 2017 do të ketë rritje të pagave për punonjësit e administratës, por që më të privilegjuar do të jenë mësuesit, pagat e të cilëve do të rriten me 10 %. Ndaj deklaratës së tyre ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha i cili e quan të gjithë skemën një mashtrim elektoral.

“Rritja e pagave, pas ndëshkimit tre vjeçar me uljen e tyre në tre vjet 12% për shkak të inflacionit, dhe heqjes së shpërblimit ne fund vitit, është thjesht mashtrim elektoral!

Të dashur miq, sot Edi Rama hodhi në treg mashtrimin e radhës, atë të rritje së pagave me 10% pasi i ngriu pagat për tre vite me rradhe dhe jo vetëm kaq, por dhe hoqi shpërblimin në fund të vitit prej një pagë për rrogat e ulta dhe 100 mijë lekë për të tjerat.

Për çdo njeri qs di çfarë është inflacioni, pra rritja e pandalshme e çmimeve në tërësi dhe atyre të konsumit të përditshem në veçanti, e ka të qartë se me rritjen prej 10% pas tre vitesh pagat e vitit 2016 mbeten përsëri 2% më të ulta se sa pagat e vitit 2013 për të gjithë punonjësit e administrates përvec ministrave e sipër, pagat e të cilëve janë rritur me 60%. Shtoj këtu se para vitit 2013, periudhe në të cilën pagat e mësuesve u rriten me 120-130%, të infermiereve dhe mjekeve me 150 dhe 160%, inflacioni vjetor neutralizohej tërësisht vetem me shpërblimin e fund vitit!”-shkruan Berisha duke theksuar se rritja e pagave është një mashtrim elektoral.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu