Hapësire reklamuese

Politikë

Rritja e pagave dhe pensioneve, Rama: Vendi do të falimentonte brenda 1-2 vitesh, do vdisnim për bukë

Shkruar nga Newsbomb
Rritja e pagave dhe pensioneve, Rama: Vendi do të falimentonte brenda 1-2

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për shtyp ka shpalosur planin për mënyrën e menaxhimit të krizës së energjisë.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se nëse do të kishte një rritje të pagave apo pensioneve atëherë vendi brenda 1-2 vitesh do falimentonte dhe atëherë do të kuptoheshe se çfarë do të ishte kriza e urisë e vërtetë.

“1 miliard subvencione mbi të ardhme konkrete. Nuk është pak po të kemi parasysh që ky është shteti shqiptar i dalë nga rrënimi financiar. Disa thonë se bëjeni pensionin 300 euro dhe pagën minimale 500 euro dhe unë them se nëse e rrisim pension 300 mijë lekë atëherë mos bëjmë më asnjë investim dhe do kemi rënje tragjike ekonomike dhe falimentim breenda 1-2 vitesh. Dhe atëherë do të kuptonin se çfarë do të thotë të vdesësh për bukë.

E thënë ndryshe pagat e pensionit rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Po nuk ka prindër që i jep fëmijëve për sot dhe për nesër dhe më pas i lënë të vdes për bukë. Tabela tregon raportin mes nesh dhe të tjerëve në raport me detyrimet me pensionet. Edhe pse afro gjysmë miliardë ne i marrim nga takat për të mbushur deficitin që nga viti 2014 ne kemi ulur taksën e të ardhurave.

Kjo do të thotë që falë kësaj ulje ne kemi lënë për familjet të gjithë atyre që punojnë 1.2 milardë dollarë për 8 vite, sic shkonin në vitin 2012. Biznesi i vogël paguan 0 taksë deri me 140 mijë dollarë në vitë. Ndërkohë në vitin 2012 paguante 20% taksë.

Cdo kush e di që jemi i vetmi vend të botë që nuk takson bujqësinë. Gjë e cila nuk i ka sjellë efektet e dëshirueshme. Kemi marrë në këmbim shumë më pak nga cfarë i kemi dhënë. Me asgjë tjetër nëse duam tu ngjamë atyre që kanë më shumë se ne atehere s’duhet të harrojmë që ata kanë punuar shumë dhe kanë rritur shumë produktivitetin e tyre.

30 vite më parë në zgjodhëm një sistem që të ishim vetë të parë. Dhe bëmë gjënë e duhur dhe sot kemi shumë më shumë se 30 vite më parë. Nëse shumë gjëra do i kishim bërë më shumë vite më parë. Historia është sot si do ngjitemi në majën ku duhet të jetë ky vend,” tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu