Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rritja e numrit të viktimave nga COVID-19, Pipero: Vijnë vonë në spital, ja kur do të fillojnë të ulen shifrat e infektimeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

895c4db93db2fcc78a2b1d1f40ff5176

Muaji shkurt regjistroi edhe numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pasi 416 persona humbën jetën për shkak të koronavirusit.

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero në një intervistë për A2CNN u shpreh se pacientët shkojnë vonë në spital dhe ky është një nga shkaqet e fataliteteve në rritje.

“Vijnë vonë relativisht, vijnë me komplikacione pas 7-8 ditësh. Ka një lloj skepticizmi të qytetarëve për të ardhur në spital, ndërkohë që spitali nuk është zgjedhje, për shumë prej tyre është zgjidhje. Madje do të thoja zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e detyruar. Koha e ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit ka qenë dhe ngelet më e madhe dhe format janë më të rënda”, tha Pipero.

Për s ai përket numrit të infektimeve, Pipero u shpreh se deri në gjysmën e parë të marsit pritet të jenë të njëjtat shifra të larta, ndërkohë që në gjysmën e dytë të marsit do të vihet re edhe një ulje e numrit të infektimeve, si pasojë edhe e temperaturave të larta.

“Unë besoj se deri nga gjysma e marsit, numri i rasteve do të jetë në këto nivele, ndoshta edhe më e lartë them unë. Nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë një rënie graduale e numrit të rasteve sepse edhe temperaturat kanë filluar të ngrihen, mjediset do të jenë më të ajrusura në lokale, dritaret të hapura. Përpara se të shkojmë te shtrengimi i masave, duhet të respektojmë masat aktuale”, u shpreh mjeku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img