Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rritja e numrit të infektimeve, Greqia mbyll shkollat, Serbia ‘i ul qepenat’ dyqaneve dhe restoranteve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

389d4f6ad296c535875b58766d866a48

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë vendosur të mbajnë në fuqi edhe për një periudhë tjetër 2-javore masat ndaj pandemisë.

Vendimi vjen për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Lajmi u konfirmua nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias përmes një konference për shtyp.

Hardalias njoftoi zyrtarisht shtrirjen e bllokimit në Atikë dhe 18 zona të tjera, përfshirjen në “në zonë e kuqe” të tetë zonave të tjera deri më 22 mars dhe ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat, të të gjitha niveleve, në të gjithë vendin për dy javë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2357 raste të reja dhe 49 viktima.

Ndërkohë autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare. Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës.

Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu. Nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online nga java e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 4668 raste të reja dhe 26 viktima si pasojë e covid.

Më shumë

spot_img
spot_img