Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Rritja e infektimeve në Shqipëri, mbyllen lokalet dhe restorantet? Ja oraret që po diskutohen për të kufizuar aktivitetet

Lajme të ngjashëm

Shifrat e larta të infektimeve në javët e fundit mund të sjellin sërish mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, që shihen si vatra të përhapjes së infeksionit, raporton newsbomb.al.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se në Ministrinë e Shëndetësisë po diskutohet një skenar i tillë, ku baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit.

Po sipas këtyre burimeve, mbyllja pritet të fillojë që nga e hëna e datës 9 nëntor, ndërkohë që orari i kufizimeve mund të ndryshojë në varësi të shifrave të infektimeve gjatë këtyre ditëve.

Kujtojmë se ditën e enjte Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën për 1 muaj, ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se po diskutohet mbyllja e lokaleve në zonën e ish-bllokut duke filluar nga ora 22:00.

Shumë shtete të Europës si Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe vendosën rregullat e reja të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ndaj edhe në Shqipëri po dikutohet një skenar i tillë, që mund të vijë shumë shpejt, në datën 9 nëntor.

Më shumë