Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Rritja e çmimit të naftës do të vazhdojë të ndikojë”, Mediu: Shqipëria u vendos sërish në listën gri për pastrimin e parave

Shkruar nga Newsbomb
“Rritja e çmimit të naftës do të vazhdojë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se rritja e çmimit të naftës dhe gazit po ndikojnë dhe do të vazhdojnë të ndikojnë negativisht në vendin tonë.

Ai tha në seancën e sotme plenare se Shqipëria ka taksat më të larta në rajon, duke shtuar se Shqipëria u vendos sërish në listën gri për pastrimin e parave.

“Sjell në vëmendje disa konstatime të rëndësishme. FMN ka ngritur dyshime për pastrim parash në tregun e pasurive të paluajtshme. Shqipëria u vendos sërish në listën gri për pastrimin e parave. Sot bota është në kërcënimin e pasigurisë ushqimore. Çmimet rriten progresivisht, sado përpiqemi t’i mohojmë ato.Rritja e çmimi naftës dhe gazit ka ndikuar dhe do të ndikojë. Politikat fiskale janë të disfavorshme, kemi taksat më të larta në rajon. Vlerësoj dhe jap mbështetje për çdo marrëveshje të Shqipërisë me çdo kompani amerikane për investime”, u shpreh Mediu.

Duke iu referuar projektit të Ballkanit  të Hapur, ai tha se çdo nismë duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

“Nuk jemi të imunizuar nga interesat e Rusisë, ne duhet të flasim dhe të shohim ç’po ndodh në Serbi, Bosnje Hercegovinë , Kosovë dhe në Malin e Zi. Çdo nismë duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon, ndryshe kemi vënën në diskutim interesin tonë kombëtar”, tha Mediu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll